Misioni, Vizioni dhe Vlerat

Vizioni i Universitetit:

“Model kombëtar i një universiteti modern, inovativ dhe i edukimit integrues, ku praktika plotëson teorinë dhe zhvillohen aftësi profesionale e hulumtuese për të mirën e shoqërisë”.

Misioni i Universitetit:

“Jemi të përkushtuar të ofrojmë arsim cilësor, që të përgatisim profesionistë të kualifikuar, hulumtues te përkushtuar dhe qytetarë të edukuar e të përgjegjshëm për të zhvilluar një karrierë profesionale dhe për të udhëhequr një jetë produktive”.

Vlerat e Universitetit:

  • Të mësuarit: Universiteti vlerëson arsimin, i cili është i orientuar drejt punësimit, balancon teorinë dhe praktikën, fokuson mësimin aktiv dhe të menduarit kritik dhe nxitë përgjegjësinë dhe dëshirën për mësimin tërë jetësorë.
  • Etika: Universiteti trajton dinjitetin e secilit anëtar të tij me respekt, ndershmëri, barazi dhe integritet, duke përkrahur lirinë akademike.
  • Bashkëpunimi: Ndërtimi i partneriteteve me studentë, alumni, biznese dhe industri, institucione qeveritare vendore dhe ndërkombëtare, Agjencinë e Akreditimit dhe komunitetit të cilit Universiteti i shërben.
  • Përsosmëria: Ne përpiqemi të jemi të përsosur dhe ekselent në edukim, krijimtari shkencore dhe inovacione.
  • Diversiteti: Përqafojmë idetë, besimet, kulturat dhe etnitetet e ndryshme.

This post is also available in: English