Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe pronari i Kompanisë “EFD”, Drilon Rexhepi, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për të realizuar punën praktike të studentëve.

Rektori Bajraktari tha se Universiteti ynë ka pasur përherë bashkëpunim të mirë me industrinë dhe se kjo Marrëveshje ë nënshkruar me “EFD” është edhe një mundësi e mirë për studentët, pasiqë përveç punës praktike ata do të kenë mundësi të shohin dhe të motivohen me suksesin që ka arritur pronari i kësaj kompanie që njëherit është edhe student i UShAF.

Ndërsa, Driloni tha se UShAF ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm të përgatitjes profesionale të shumë kuadrove ndër gjenerata. Poashtu, ai tha se është i gatshëm çdoherë të ndihmojë studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.