Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe me Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës

Qëllimi i nënshkrimit të këtyre Marrëveshjeve është anëtarësimi i UShAF në Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës dhe shfrytëzimi i burimeve dhe materialeve elektronike tënevojshme për studentët dhe mësimdhënësit e UShAF, si dhe mundësinë e antarësimit të studentëve dhe mësimdhënësve tëUShAF si lexues të rregullt në Bibliotekën Kombëtare tëKosovës.

Poashtu, Biblioteka e Kombëtare e Kosovës, ofron shërbim tëreferencave për studentët dhe stafin akademik të UShAF, duke përfshirë këtu informacionin për koleksionet (qasje në mbi 700 mijë tituj), katalogun elektronik dhe manual, mënyrat e hulumtimit, mënyrat e huazimit, si dhe orientimin e përdoruesve te personeli përkatës i Bibliotekës.

Marrëveshjet u nënshkruan nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, z. Fazli Gajraku, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe znj. Bukurije Haliti, Koordinatore e Asociacionit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës.

Rektori Bajraktari falënderoi përfaqësuesit e bibliotekave për mundësinë e dhënë në ofrimin e materialit, i cili do të ndihmoj ngritjen profesionale jo vetëm të studentëve po edhe të stafit akademik.

Përfaqësuesit e Bibliotekave u shprehën të mahnitur nga ajo qfar panë në Universitet, duke u nisur nga stafi, laboratoret moderne të UShAF dhe hapësirat e e pajisura me punimet e studentëve, ku sipas tyre ende nuk ka ndodhur të vizitojnë një universitet nëKosovë dhe të shohin arritje kaq të mëdha dhe hapësira kaq moderne.

This post is also available in: English