Njoftohen studentët dhe stafi akademik i Universitetit tëShkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), se Zyra Erasmus+, organizon Ditën Informuese, e cila do të mbahet me 25 nëntor 2019 nga ora 10:45.

Në këtë Ditë Informuese, përfaqësuesit e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, do të njoftojnë stafin dhe studentët rreth dimensionit ndërkombëtarë që ofron programi Erasmus+, i cili përfshinëngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, pra karakteristikat kryesore, procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, mundësitë e ndryshme të mobilitetit për studentë dhe staf akademik, etj.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së, duke lehtësuar orientimin e përfituesëve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Dita informuese do të mbahet  në Amfiteatrin Hyzri Beqiri – Varoshi në UShAF