Leona Jahiri, është studente e vitit të dytë në drejtimin Menaxhment në Hoteleri dhe Turizëm, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit.

Si aktiviste e shoqërisë civile dhe ndërrmarrësia janë dy gjëra të cilat e kanë përcjellur Leonën me vite të tëra.

Qysh nga fëmijëria, Leona ka marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme me ëmbëlsirat e saj, të cilat pëlqeheshin shumë nga komuniteti ku ajo jeton. Për një periudhë të gjatë, ajo ka zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve të ndryshme shoqërore, duke kontribuar në zhvillimin e jetës në komunitet. Pëlqimi i ëmbëlsirave nga të tjerët, e motivojë atë që të hap biznesin e saj “Lonki’s Cake”, ku ajo përgatiti gatime të ndryshme tradicionale në ambiente shtëpie.

Me rritjen e biznesit të saj, lindi nevoja për një menaxhim më të mirë dhe mundësia më e mirë për të bërë një gjë të tillë, ishte vijimi i studimeve në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit në UShAF, gjë që i ndihmojë shumë të aplikojë njohuritë e marra nga ky Fakultet në biznesin e saj. Ajo zgjerojë biznesin dhe hapi Pastiçerinë e saj “Lonki’s Cake” dhe po në këtë kohë nga komuna e Ferizajt, rrëmbeu çmimin “Vullnetarja e Vitit”.

Leona thotë se studimet në fushën e Menaxhmentit të Hotelerisë dhe Turizmit kanë zhvilluar shumë kapacitetet e saj, duke rritur aftësitë menaxhuese dhe duke transformuar biznesin e saj në njërën nga qendrat tregtare më të mëdha të qytetit “Ring Mall”.

Mosha e saj e re nuk ishte asnjëherë kufizim për të, pasiqë pasioni për ushqim dhe ambiciet e saj për menaxhim, ishin shumë të mëdha. Me gjithë punën dhe angazhimin e saj, suksesi ishte i padiskutueshëm.

Vazhdimi i studimeve ishte edhe vazhdim i punës vullnetare për Leonën, duke zhvilluar aktivitete për studentët me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të njohurive.

Leona thotë se UShAF është njëri ndër elementet kryesore i cili e ka motivuar dhe aftësuar kohëve të fundit rreth menaxhimit, rritjes dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të biznesit të saj.