Lajmërohen studentët që ende nuk i kanë marrë ID kartelat, se me datë 03.02.2022 (e Enjte) mund t’i tërheqin ato në Amfiteatrin “Hyzri Beqiri – Varoshi” (Amfiteatri i Madh).
Tërheqja e ID kartelave do të bëhet duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, si dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Luten studentët që të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës, në të kundërtën nuk do të mundë të kryejnë procesin e tërheqjes së ID kartelave.