Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 09.02.2021 e deri më 16.02.2021 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2020/2021.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të shkarkohen fletëpagesat për semestër.

Studentët Bachelor dhe Master edhe pse kanë përfunduar ligjeratat e vitit të fundit duhet t’a regjistrojnë semestrin për vitin akademik 2020/21.

Studentë të cilët konform ligjeve dhe akteve tjera juridike në fuqi, lirohen nga pagesa e semestrit, me rastin e regjistrimit të vitit akademik duhet të paraqesin çertifikatën e bashkësisë familjare dhe vërtetimet ose çertifikatat e noterizuara të kategorive përkatëse të cilave u takojnë si në vijim:

  1. Studentët e dy niveleve të studimeve bachelor dhe master, të cilët janë anëtar të ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve dhe invalidë të luftës së UÇK-së (ushtarakak apo civil).
  2. Studentët e dy niveleve të studimeve – veteranët luftëtarë dhe fëmijët e tyre.
  3. Studentët e dy niveleve të studimeve që kanë mbetur pa njërin prind, si pasojë e luftës – familjarë të viktimave civile të luftës prej periudhës 01.01.1998 – 12.06.1999.
  4. Studentët me nevoja të veçanta në dy nivelet e studimeve.
  1. Studentët e nivelit bachelor dhe master, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale.
  2. Studentët e nivelit bachelor dhe master familjet e të cilëve kanë dy apo më tepër studentë të regjistruar në Universitetet Publike të Kosovës

Me qëllim të respektimit të masave që parashihen me Vendimin e Qeverisë gjatë kohës së pandemisë COVID-19, ju informojmë se UShAF ka vendosur që  për të evituar pranin fizike të studentëve në UShAF  fletepagesat e semestrave dhe fletëparaqitja e lëndëve të dërgohen të skanuara (jo foto) në email zyrtar: [email protected]