Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në dy nivelet e studimeve ( bachelor dhe master) se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 02/64 të datës 12.02.2021, do të lirohen nga pagesa për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/21 si në vijim:

  • 1. Studentët e nivelit bachelor lirohen plotësisht (100%) nga pagesa për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/21.
  • 2. Studentët e nivelit master lirohen 50% nga pagesa për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/21.
  • 3. Përfitues nga lirimi i pagesës së semestrit në nivelin bachelor dhe master janë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi që studiojnë në UShAF.

Njëherit ju njoftojmë se regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2020/21 do të bëhet deri me datën 19.02.2021.

Me qëllim të respektimit të masave që parashihen me Vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ju informojmë se UShAF ka vendosur që për të evituar praninë fizike të studentëve në UShAF, fletëpagesat e semestrave (në nivelin master) dhe fletëparaqitja e lëndëve për semestër të dërgohen të skanuara (jo foto) në e-mail zyrtar: [email protected]