Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se me datën 20.11.2019 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimror për vitin akademik 2019/20 për ata studentë që nuk kanë mundur ta regjistrojnë semestrin për arsye të ndryshme.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për ndryshe nuk do të ketë afat tjetër për regjistrim.

Studentët Bachelor dhe Master edhepse kanë përfunduar ligjeratat e vitit të fundit duhet t’a regjistrojnë semestrin për vitin akademik 2019/20.

Ferizaj, 18.11.2019