Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 10.02.2020 e deri më 21.02.2020 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2019/20.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të shkarkohen fletëpagesat për semestër.

Studentët e vitit të parë në nivelin Bachelor edhe pse e kanë semestrin pa pagesë duhet të regjistrojnë formalisht semestrin veror.