Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se Komisoni Qendor Zgjedhor (KQZ) i UShAF-it në mbledhjen e mbajtur me datën 04.06.2020 konform vendimit të Këshillit Drejtues nr. 916/20 të datës 12.03.2020 si dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave pas pandemisë COVID-19, ka përpiluar dinamikë të re të procesit zgjedhor dhe ka vendosur që procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme dhe studentore, i pezulluar për shkak të pandemisë COVID-19, të vazhdoj nga data 05.06.2020 konform dinamikës së re për zgjedhje 2020.

Për organizimin e zgjedhjeve studentore dhe të përgjithshme në UShAF, KQZ-ja ka ndërmarrë masat e nevojshme në ofrimin e kushteve konform vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Dinamikën e Procesit Zgjedhor për zgjedhjet Studentore dhe të Përgjithshme në UShAF

Kryesues i KQZ-së
Armend Hysa