Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ju njofton se që nga data 26.10.2020 (e hënë), do të fillojë mësimi për studentët e vitit të parë në nivelin bachelor dhe master.

Duke e parë situatën e krijuar me pandeminë Covid-19, nga data e lartëshënuar, ligjëratat për vitin e parë në nivelin bachelor dhe master do të mbahen fizikisht në objektin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Viti i dytë dhe i tretë në nivelin bachelor, si dhe viti i dytë në nivelin master, do të vazhdojë mësimin online, me ç’rast ligjëratat mbahen nga profesorët përmes platformës Microsoft Teams.

Universiteti ju uron sukses të gjithë studentëve të rinjë dhe u bën thirrje që të respektojnë rregullat e dala nga Qeveria e Kosovës dhe IKSHPK.
Sa i përket orarit të ligjëratave, klikoni linkun e mëposhtëm.