Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që të mbahet afati i Nëntorit 2021.

Paraqitja e provimeve për afatin e Nëntorit fillon nga data 19.11.2021 deri më 24.11.2021.
Afati i Nëntorit është i kufizuar dhe studentët mund t’i paraqesin vetem dy provime.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati, sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.
Ju njoftojmë se Menaxhmenti i UShAF-it konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë përgatitjen për mbajtjen e provimeve duke u kujdesur për mbajtjen e distancës sociale dhe ofrimin e kushteve sanitare që i përmbushin standardet për ruajtjen e shëndetit publik në kohë të pandemisë.
Studentët e nivelit master, të cilët paguajnë për paraqitjen e provimeve, fletëpagesën mund t’a dërgojnë të skanuar tek email zyrtar: [email protected]