Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të bëjnë regjistrimin e semestrit në afatin e caktuar, se regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2021/2022, shtyhet deri me datë 02.11.2021 (e martë).

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.
Studentët Bachelor dhe Master edhe pse kanë përfunduar ligjëratat e vitit të fundit duhet t’a regjistrojnë semestrin për vitin akademik 2021/22 si absolvent (pa pagesë).
Regjistrimi i semetrit do të bëhet në mënyrë automatike pasi që ti regjistroni lëndë në SMU.
Regjistrimi i vitit të dytë në studimet bachelor bëhet nëse studenti ka dhënë 50% të provimeve ose ka arritur 50% të kredive nga viti i parë.
Regjistrimi i vitit të tretë në studimet bachelor bëhet nëse studenti ka dhënë 30% të provimeve ose ka arritur 30% të kredive nga viti i dytë.
Regjjsitrimi i vitit të dytë në studimet master bëhet nëse studenti ka ndjekur ligjëratat e vitit të parë, përkatësisht ka të regjistruar semestrin e parë dhe dytë të viti akademik 2020/21.
Studentë të cilët e përseritin vitin, duhet të shkarkojnë fletëpagesen dhe ta sjellin në administratë.