Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që të mbahet afati i Prillit 2022.
Paraqitja e provimeve për afatin e Prillit fillon nga data 14.04.2022 deri më 19.04.2022.
Afati i Prillit është i kufizuar dhe studentët mund t’i paraqesin vetëm dy provime.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sitemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.