Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 21.02.2022 e deri më 25.02.2022 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2021/2022.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.
Studentët Bachelor të cilët e regjistrojnë për herë të parë semestrin II, IV, VI dhe niveli Master semestri i II dhe IV, duhet t’i regjistrojnë lëndët në SMU dhe te klikojnë butonin përfundo dhe nuk kanë nevoj të sjellin në administratë raportin pasi që semestri do të ju regjistrohet në mënyrë automatike.
Studentët të cilet e përseritin semestrin II, IV, VI duhet të shkarkojnë fletëpagesen, ta paguajnë në njërën nga bankat dhe ta sjellin në administratë.