Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 15.01.2022 deri më 18.01.2022 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Janarit 2022.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sitemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.
Ju njoftojmë se Menaxhmenti i UShAF-it konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë përgatitjen për mbajtjen e provimeve duke u kujdesur për mbajtjen e distancës sociale dhe ofrimin e kushteve sanitare që i përmbushin standardet për ruajtjen e shëndetit publik në kohë të pandemisë.