Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Arteve të Aplikuara, në kuadër të lëndës “Multimedia 2”, sot patën rastin të përfitojnë njohuri nga ligjërata të cilën e mbajti para tyre, z. Faton Hasani – koordinator i laboratorit për multimedia dhe trashëgimi.

Z. Hasani, gjatë kësaj ligjërate ndau eksperiencat e tij me studentët, si dhe u spjegoi atyre se si punohet me maska në programin Adobe After Effects.
Z. Hasani ka një eksperiencë të bujshme në lëminë e multimedias dhe dizajneve të brendshme, si dhe është i etur të ndajë eksperiencat e tij për ripërdorimin e qëndrueshëm adaptiv të trashëgimisë kulturore me të gjithë individët e interesuar, veçanërisht brezat e rinj, përvojë kjo e cila u mirëprit nga studentët tanë.

This post is also available in: English