Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof.Dr. Agron Bajraktari, sot ka pritur në takim Kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Prof. Ass. Dr. Hasnije Ilazi, anëtarët: Prof. Ass. Dr. Dugaxhin Zeka, Prof. Ass. Dr. Gëzim Tosuni, Prof. Ass. Dr. Seb Bytyçi, si dhe Drejtorin e Agjencionit të Akreditimit të Kosovës, z. Naim Gashi.

Rektori Bajraktari i falënderoi për vizitën dhe u foli atyre për historikun e Universitetit, që nga funksionimi si shkollë e lartë e deri më sot si universitet publik i shkencave të aplikuara. Gjithashtu, ai tha se vizitat e tilla janë të mirëseardhura dhe të dobishme për institucionin tonë, sepse takime të tilla do të ndikonin në zhvillimin e marrëdhënieve sa më të mira në mes të të dyja institucioneve.

Ndërsa, znj. Ilazi, e njoftoi rektorin për detyrat e Këshillit dhe punën që kanë zhvilluar gjatë këtij mandati. Ajo premtoi se gjithmonë janë të hapur për çdo lloj ndihme që u kërkohet nga Universitet e Republikës së Kosovës.

Në fund, Rektori u prezantoi anëtarëve të KShC-së hapësirat e Universitetit, laboratoret dhe punëtoritë për realizimin e praktikës, si dhe hapësirat e dizajnuara dhe ndërtuara nga vet studentët e UShAF.

This post is also available in: English