Pikturat e Irena Toma kanë arritur të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtar, me një numër të kënaqshëm të pikturave të shitura.

Ajo është studente e Fakultetit të Arteve të Aplikuara dhe përqëndrimin e ka në artin vizual. Është e bindur që drejtimi që ka zgjedhur do t’i sjellë arsimim gjithpërfshirës që nxitë krijimtarinë dhe aftësitë individuale.

“Arti i jep dizajnit një formë estetike, ndërsa kombinimi i të dyjave një liri më të madhe të shprehjes, si dhe mundësi për të vendosur idetë dhe impulset krijuese në një pamje dhe diçka të re grafike”, thotë Irena.

Irena këshillon të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe talentin e tyre ta shfaqin aty ku dëshirojnë, pa u ndikuar nga askush, sepse ajo thot se kjo është formula e duhur për të arritur atë që do.