Inxhinieri dhe Informatikë – Master

Inxhinieri dhe Informatikë – Master

Programi Inxhinieri dhe Informatikë, në nivelin master, u hartua bazuar në kërkesat e tregut të punës, si dhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë me komunitetin e biznesit. Prandaj, mund të themi se programi përmbush mangësi të shumta të tregut të punës në Kosovë, duke kualifikuar studentë me njohuri dhe shkathtësi në dizajn të produktit, të cilët do të mund të përdorin teknologjinë moderne, por të cilët do të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për proceset industriale.

Qëllimi
Qëllimi i programit është të zhvillojë kuadro të specializuara të profesionistëve në fushën e inxhinierisë, me fokus në zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve, duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet më moderne të teknologjisë informative, të cilat u përshtaten lehtë kërkesave të tregut të punës.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët të kenë sukses në të ardhmen, në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të punojnë në mënyrë individuale dhe grupore në problemet teorike dhe praktike (duke gjetur dhe aplikuar metodat adekuate të hulumtimit shkencor);
  • të kuptojnë kompleksitetin e procesit të operacioneve të prodhimit dhe ndikimit të tij në dizajnin e produktit apo procesit, dhe anasjelltas;
  • të aplikojnë metodat moderne të menaxhimit të cilësisë në funksion të rritjes së efiçencës;
  • të shfrytëzojnë programet moderne kompjuterike (CAD, SolidWORKS, CREO, FUSION, etj) në dizajnimin dhe analizimin/ simulimin e funksionimit të produktit apo procesit të dizajnuar;
  • të planifikojnë, iniciojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme inxhinierike;
  • të menaxhojnë produkte dhe grupe (familje) të produkteve, që nga ideja, dizajni e deri te zhvillimi i tij gjatë gjithë ciklit të tij jetësor; dhe
  • të menaxhojnë mbrojtjen dhe sigurinë në punë si dhe ruajtjen e ambientit.

Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte si:

  • inxhinier i projektimit,
  • zhvillues/ menaxher produkti,
  • mbikëqyrës i prodhimit,
  • zhvillues dhe dizajner i procesit,
  • menaxher i përgjithshëm në një kompani prodhimi,
  • i vetëpunësuar dhe sipërmarrës, ose
  • menaxher i projekteve.

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:

“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.” 

Research in Motion Western Balkans Mobility Scheme

Skema e mobilitetit e Ballkanit Perëndimor është një skemë e re cila është hapur për here të parë, si pjesë e pilot programeve të POLICY ANSWERS- Krijimi, zbatimi dhe mbështetja e politikave R&I në projektin e Ballkanit Perëndimor. This post is also available in: English

This post is also available in: English