Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka ofruar mbështetje në realizimin e projektit për zhvillimin e Platformës online për studentët e Asociacionit Alumni të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Në këtë Platformë, do të përfshihen të gjithë studentët e diplomuar të UShAF, si dhe kompanitë rajonale me të cilat UShAF ka Marrëveshje Bashkëpunimi. Poashtu, do të përcillen të gjitha aktivitetet e UShAF, vendet e reja të punës që do të hapen nëpër kompani, si dhe aktivitetet e praktikat më të mira të studentëve.

Giz tashmë ka zgjedhur kompaninë për realizimin e këtij projekti “Open Research LLC” nën menaxhimin e z. Bujar Muliqi nga kjo kompani dhe z. Rrahim Trepça dhe z. Xhelal Dërguti nga organizata GIZ.

Qëllimi i këtij projekti është punësimi i të rinjve të diplomuar në UShAF.