Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit ofron program studimi në Menaxhimi i Hotelierisë dhe Turizmit, në ciklin e parë, pra në bachelor dhe programin Menaxhim dhe Inovacion në Turizëm. Programet janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive.

Fakulteti ka një staf të kualifikuar dhe ambiente moderne të punës, të cilat u mundësojnë studentëve të zotërojnë shkathtësitë e duhura për profesionin të cilin do të ushtrojnë në të ardhmen.

Duke u bazuar në pozitën gjeografike që ka rajoni i Ferizajt dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë në këtë pjesë të Kosovës, e poashtu dhe në programet e studimit që ofrohen në Universitetin tonë, edukimi i kuadrove të reja do të kontribuojë shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Xhulieta Xhymshyti, studente në vitin e tretë në programin e studimeve Menaxhimi i Hotelierisë dhe Turizmit:

Mundësitë e shumta të ndërlidhjes së teorisë me praktikë, e sidomos bashkëpunimi i Universitetit me industrinë e hotelerisë dhe turizmit po na mundëson të fitojmë shkathtësi, të cilat do të na ndihmojnë të krijojmë një të ardhme të sigurt për veten, po edhe të zhvillojmë e promovojmë turizmin në vend.”

Vizita e Ekspertëve në UShAF për projektin “Vlerësimi i fizibilitetit dhe nevojave për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë”

Sot, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj u vizitua nga ekspertë të infrastrukturës dhe mjedisit të projektit “Vlerësimi i fizibilitetit dhe nevojave për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë”, i financuar nga European Investment Bank dhe implementuar nga Kosovo Legal Services Company, me SOFRECO në krye të konzorciumit. This post is also […]

This post is also available in: English