Fakulteti i Menaxhmentit

Fakulteti i Menaxhmentit

Në kuadër të këtij fakulteti ofrohet programi Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia në ciklin e parë, pra në Bachelor. Programi është i organizuar në module dhe i vlerësuar me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive.

Fakulteti i Menaxhmentit u siguron studentëve – staf akademik të kualifikuar, infrastrukturë të nevojshme, përfshirë laboratore dhe pajisje moderne. Aspekti praktik i programeve fuqizohet edhe më shumë përmes punës në laboratore dhe hulumtimit, në bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet vendore e ndërkombëtare.

Ky program u ofron studenteve njohuri dhe shkathtësi adekuate për fushën e profesionit të tyre, si dhe një orientim ndërkombëtar. U mundëson të zhvillojnë dhe përvetësojnë kompetenca menaxheriale, financiare, ligjore, të biznesit – ndërmarrësisë dhe inovacionit, si dhe mundësi të mira për një karrierë fitimprurëse.

Bejtush Sejda, student i vitit të tretë në programin Menaxhment Industrial:

Duke parë mundësitë e shumta që u janë dhënë të diplomuarve, si dhe atyre që po na ofrohen neve, përmes kontakteve me kompani të ndryshme gjatë realizimit të punës praktike, përmes studimeve semestrale jashtë vendit, përmes angazhimit në laboratoret moderne të Universitetit, mund të them se UShAF është vendi i duhur për të studiuar. E them këtë, edhe për faktin, se ky është viti i dytë që kam filluar të punoj si menaxher në një kompani.

Promobi LLC shpall Konkurs pune

                                                  Konkurs pune Promobi LLC eshte nje kompani ferizajase e njohur per prodhimin e mobileve. Meqe jemi në proces to rritjes se kapaciteteve te prodhimit dhe zgjerimit në tregje të reja, […]

This post is also available in: English