Erblin Ahmeti, është student i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Kur zgjodhi drejtimin e Arteve të Aplikuara, nuk e kishte idenë se shumë shpejt do të tregohej i suksesshëm në tregun e evropian, por edhe më gjerë.

Me profesionin e tij si dizajner UX UI, Erblini e bën zgjidhjen e problemeve të përdoruesve të teknologjisë, në mënyrë që të kenë një qasje dhe eksperiencë sa më të lehtë dhe të kënaqshme.
Ai përdor njohuritë dhe shkathtësitë e tij për të bërë hulumtime dhe planifikime për navigimin e aplikacioneve, ueb-sajteve, apo produkteve të tjera digjitale. Kështu, tashmë ka krijuar ueb-faqe dhe aplikacione për telefona për klientë anembanë botës.
Por, kreativiteti i Erblinit nuk përfundon këtu. Ai, gjithashtu, ka dizajnuar paketime produktesh ushqimore edhe për kompanitë e huaja. Ndër kontinentet ku puna e tij ka depërtuar janë Amerika, Evropa dhe Azia.
Por, ngarkesa në punë nuk ia heq dëshirën për të zgjeruar njohuritë, prandaj ai vazhdon të jetë student i shkëlqyeshëm.
Erblin Ahmeti është shembulli më i mirë se, bota i mban dyert hapur për ata që marrin arsimim cilësor dhe janë të përkushtuar në profesion.

https://fb.watch/5oTTNDCJJP/