Shabani, Hamza e Ademi, bashkë me gjithë familjen Jashari në Prekaz, i treguan botës se liria ishte më e shtrenjtë se gjithçka për shqiptarët, për Kosovën. Ata ranë duke e bërë luftën me forcat e shumta të armikut. Ata ranë dhe iu dorëzuan historisë botërore si histori unikate. Ata ranë dhe u bënë një me lirinë!

I kujtojmë me përulje sot, në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Jasharët dhe të gjithë ata trima luftëtarë që ranë për të siguruar të ardhme për Kosovën.

Si gjithmonë, përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve dhe të gjitha vendeve mike që u rreshtuan përkrah luftës sonë të drejtë për liri.

Lavdi të gjithë atyre që ranë për liri!

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor