Biblioteka e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), është pajisur edhe me 150 libra nga Projekti “Economics Fundamentals Initiative”.

Me këtë rast, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti në takim përfaqësueset e këtij Projekti, të cilat i falënderoi për librat që i kan dhuruar Universitetit dhe tha se ndjehet i kënaqur që biblioteka e Universitetit po pajiset me material të nevojshm për studentë.

Projekti “Economics Fundamentals Initiative”, me bazë në Amerikë, është duke promovuar librin e ekonomisë “Ekonomiksi i Mendimit Praktik”, në kuadër të rrjetit të partnerëve lokal në Evropë dhe Azi.

Libri është në gjuhën shqipe, i përkthyer nga anglishtja dhe shkruar nga profesorë universitar amerikanë dhe qëllimi i librit është t’ju ndihmojë studentëve të ekonomisë, të rinjve dhe audiencës në përgjithësi, të bëjnë vendimmarrje të shëndoshë ekonomike, zhvillim profesional të suksesshëm dhe prosperitet personal e kombëtar.

Deri më tani libri është përkthyer në 6 gjuhë të ndryshme.

This post is also available in: English