Drilon Sylejmani është student i vitit të dytë në Dizajn Grafik dhe Multimedia në Fakultetin e Arteve të Aplikuara, përmes të cilit ka marrë aftësitë e duhura dhe ka gjetë motivin për të filluar karrierën e tij si “Freelancer”.

Si Motion Dizajner, Driloni është duke aplikuar në projekte “freelancing” në platformat ndërkombëtare të dizajnit grafik: Upwork e Fiverr, dhe suksesi nuk po i mungon fare. Kjo punë që po e bënë nuk po e pengon aspak në studimet e tij, përkundrazi po i ndihmon shumë në aftësimin e tij profesional.
Driloni thot se përgatitja profesionale që ka marr në këtë fakultet për një kohë kaq të shkurtër, e ka ndihmuar tej mase në zhvillimin profesional të tij.
“Me punën që po bëhet, mund të them se UShAF po hapë rrugë të reja për studentët në zotërimin e aftësive, përmes të cilave unë po ndjek ëndrrën time dhe besoj shumë se çdo studentë do ta gjejë lehtë veten në tregun e punës”, thot Driloni dhe këshillon të gjithë të rinjtë që të zgjedhin këtë Universitet.
Ai falënderon Rektorin, Prof. Dr. Agron Bajraktari për kushtet dhe mundësitë që ka krijuar për studentët e këtij Fakulteti, të gjithë profesorët e tij, e në veçanti Dekanin e Fakultetit, Prof. Florit Hoxha, tek i cili gjeti mbështetjen dhe motivin e vazhdueshëm në realizimin e qëllimeve të tij.

Dekani Hoxha, përgëzoi Drilonin për sukesin e arritur dhe tha se ndjenë kënaqësi të madhe kur sheh që studentët e fakultetit që përfaqëson ai po tregohen të sukseshëm në platformat kombëtare e ndërkombëtare e aq më shumë në rastin e Drilonit, ku në këto platforma kërkojnë shërbime rreth 50 milion njerëz. Ai thot se do të jetë gjithmonë me studentët për t’i përkrahur ata në çfardo lloj mënyre, vetëm që ata të tregohen të suksesshëm në profesion.