Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Baçelor

Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Bachelor

Programi Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit në këtë fushë. Përmbajtja dhe strukturimi i këtij programi vjen si rezultat i kërkesave të shtuara të subjekteve, të cilat merren me veprimtarinë e mobilieve dhe me dizajnin e hapsirave të brendshme. Programi ofron lëndë me përmbajtje bashkëkohore dhe fleksibile, të cilat në vazhdimësi përcjellin kërkesat e industrisë vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar kështu kuadro profesionale që do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Qëllimi
Programi, me mundësitë që ofron në realizimin e objektivave, ka për qëllim të përgatisë studentë, të cilët në mënyrë profesionale do të ekzekutojnë aktivitete të ndryshme në ndërmarrjet prodhuese, kryesisht në ato ndërmarrje të cilat merren me prodhimin e interierit të brendshëm, me fokus në mobilie dhe ndërmarrje të tjera të cilat merren edhe me konstruksione nga druri.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të dijnë të bëjnë skicimin e produktit;
  • të demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse të dizajnit dhe konstruksioneve të produktit që do të prodhohet;
  • të implementojnë aftësitë teknike, të cilat duhet të ndërmerren për prodhimin e produktit;
  • të aplikojnë proceset e zgjidhjes së problemeve dhe të vendimmarrjes, në raste të dizajnimit dhe zgjidhjeve konstruktive të produktit që do të prodhohet;
  • të praktikojnë aftësi efektive të komunikimit me punëtorë të ndërmarrjes; dhe
  • të dijnë të llogarisin çmimin e produktit të prodhuar dhe të dijnë të menaxhojnë prodhimin e produkteve.


Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:

  • dizajnimin e hapsirave të brendshme,
  • dizajnimin e hapësirave të interierit në objekte banimi kolektive dhe ato individuale,
  • studio projektuese,
  • procesin edukativo-arsimor,
  • ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit,
  • ndërmarrje ku përdoren software aplikativ për interier, ose
  • biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.
Studenti Donit Avdyli punësohet në Kompaninë PointPrint

Bashkëpunimi i Universitetit me bizense kosovare, rezulton edhe me punësim të vazhdueshëm të studentëve tanë, jo vetëm të të diplomuarëve. This post is also available in: English

This post is also available in: English