Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universiteti i Gazit në Turqi në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për mobilitet për semestrin pranveror 2022. Thirrja për mobilitet përmban 2 bursa dedikuar për studentët e UShAF.
Biblioteka e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), është pajisur edhe me 150 libra nga Projekti “Economics Fundamentals Initiative”.
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), për nderë të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizuan aktivitet për dhurim të gjakut, për të nderuar të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Prof. As. Dr. Petrit Hasanaj, profesorë dhe studentë të këtij Fakulteti, sot dhanë kontributin e tyre në hartimin e strategjisë për zhvillimin e turizmit në komunën e Ferizajt.
Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datë 14.01.2022, ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast është bërë nënshkrimi i deklaratës etike nga anëtarët e rinj të KD, të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), si dhe u zgjodh kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i këtij Këshilli.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, bashkë me kryetarin e komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, kanë pritur sot në takim ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, znj. Rozeta Hajdari.
Studentet e Arteve të Aplikuara të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Irena Toma dhe Besmira Fejzullahu së bashku me mësimdhënësen Lejla Ibrahimi, pikturuan murin e Sallës së Mbledhjeve të Universitetit, duke krijuar një ambient të ngrohtë për stafin dhe studentët e UShAF.
Dekani i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Prof. As. Dr. Petrit Hasanaj, sot priti në takim drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, z. Balton Dërguti.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim strukturën e re të Parlamentit Studentor të UShAF, të prirë nga kryetarja e tyre Leona Jahiri.
Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Arteve të Aplikuara, në kuadër të lëndës “Multimedia 2”, sot patën rastin të përfitojnë njohuri nga ligjërata të cilën e mbajti para tyre, z. Faton Hasani – koordinator i laboratorit për multimedia dhe trashëgimi.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- L A J M Ë R I M 27 Maj, 2022
- Hapet edicioni i gjashtë i Ekspozitës “Profesionistët e së Ardhmes” 25 Maj, 2022
- FTESË 20 Maj, 2022