Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 16.11.2018 deri më 20.11.2018 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Nëntorit 2018.
Universiteti i Menaxhimit dhe Ekologjisë në Varshavë në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për mobilitet për semestrin pranveror 2019.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) njofton kandidatët e suksesshëm në Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, sipas konkursit të datës: 19.09.2018
Para studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt ligjëratë për lidership nga përfaqësuesit e organizatës “Global Leadership Partners”, z. Dave Murphy, z. Scott Liston, z. Wendell Peck.
Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, patën rastin të ndëgjojnë një ligjëratë nga arkitekti i njohur kosovar, z. Ilir Murseli i cili prezantoj para studentëve punën e tij shumë vjeçare me projekte të mëdha në Kosovë dhe jashtë saj.
Përfaqësuesit e projektit “Heras”, z. Aqim Emurli, znj. Arbëresha Meha dhe znj. Donjeta Ibra, vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u pritën nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se me datën 07.11.2018 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2018/19.
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) po mbahet tryezë me temën “Vlerësimi për nismën e kllasterit/grupimit në sektorin e drurit”, ku pjesëmarrësit e kësaj tryeze fillimisht u pritën nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektori, Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu.
Sekretari i Përgjithshëm i Asociacionit Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë (EURASHE), z. Michal Karpise, i uron mirëseardhje Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në rrjetin e tyre.
Sot, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), arriti që të zgjeroj mundësitë e bashkëpunimit për punë praktike për studentët e Universitetit, me ç’rast rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe menagjeri gjeneral i ndërmarrjes “CADI KOMERC” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.