Lajme

Studentët dhe akademikët e rinj të të gjitha disiplinave me aftësi të njohjës gjermane (të paktën të nivelit B1) nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina mund të aplikojnë për bursat e kurseve verore BAYHOST. Në kohën e aplikimit studentët duhet të kenë përfunduar të paktën dy semestra të plotë në një institutucion të arsimit të lartë dhe të sigurojnë notat përkatëse.

Bursat për kurse në Bavari përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe vaktet e ushqimit; në rast se kursi do të zhvillohet online, tarifa e kursit do të mbulohet.

Aplikantët duhet të dërgojnë të gjitha dokumentet përmes postës në BAYHOST, më së voni deri më 23 Mars, 2021.

Informacione të mëtejshme në lidhje me kurset verore dhe procesin e aplikimit janë në dispozicion në faqen tonë të internetit: https://www.uni-regensburg.de/bayhost/english-1/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html ose në profilin tonë në Facebook https://www.facebook.com/Bayhost-555365254630705/.

Ju lutemi vini re: Për shkak të pandemisë së vazhdueshme është ende e paqartë se cilat kurse verore mund të zhvillohen në universitetet bavareze në 2021. Ju lutemi aplikoni gjithsesi për një bursë në BAYHOST me kohë; ndarja e bursave bëhet nga prilli deri në qershor në përputhje me kurset e disponueshme verore (online/ose në Bavari). Nëse ka ndonjë vështirësi në mbledhjen/dërgimin e aplikacionit për bursë në BAYHOST (shkaktuar nga pandemia), ju lutemi na kontaktoni përmes [email protected] sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme.