Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Festës së Krishtlindjes Katolike, me datën 27.12.2021 (e Hënë) do të jetë ditë pushimi.
Në Universitetin Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt tryezë shkencore me temën “Sfidat e sektorit të Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, pas pandemisë Covid 19”, organizuar nga Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof.Dr. Agron Bajraktari, sot ka pritur në takim Kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Prof. Ass. Dr. Hasnije Ilazi, anëtarët: Prof. Ass. Dr. Dugaxhin Zeka, Prof. Ass. Dr. Gëzim Tosuni, Prof. Ass. Dr. Seb Bytyçi, si dhe Drejtorin e Agjencionit të Akreditimit të Kosovës, […]
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, njëherit edhe Ambasador dhe lider për paqen botërore, z. Tahir Shabani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor e kulturor të të dyja institucioneve.
Sot, në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në bashkëpunim me zyrën e Erasmus+ në Kosovë u mbajtën dy sesione informuese, njëra për stafin e Universitetit dhe tjetra për studentë.
Në kuadër të projetktit STAND janë mbajtur katër punëtori në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në të cilat është diskutuar për autonominë e organizimit, financiare, akademike dhe atë të stafit.
Zyra Erasmus+ në Kosovë, organizon Sesion Informues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UshAF) për studentë dhe staf akademik.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF, se për nderë të festës së 28 Nëntorit, me datë 29.11.2021 (e Hënë), do të jetë ditë pushimi.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që të mbahet afati i Nëntorit 2021.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), shpall konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2021-2022