Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Shpëtim Hasallari, absolvent në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Informatikës në drejtimin Inxhinieri Industriale me Informatikë, tashmë është staf i KICK Engineering & Manufacturing Kosovo.
Të nderuar qytetarë të Kosovës, Në këtë ditë që shënon hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, kujtojmë dhimbjet e panumërta që shkaktoi agresori serb, por edhe ditën e parë të lirisë.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Drejtoresha Menaxhuese e Institucioni edukativ BONEVET në Kaçanik, znj. Diana Luzha, sot nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zhvillimin e aftësive praktike të studentëve të UShAF-it në këtë Institucion.
Në kuadër të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Fakulteti i Menxhmentit dhe Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Mitrovicës, organizuan Tryezën shkencore me temën: “Rritja e çmimeve, pasojë e inflacionit apo shkëputjes së zinxhirit furnizues”.
Në kuadër të projektit të programit Erasmus+ “Staff Teaching Mobility”, profesoresha e Universitetit të Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, Prof. Agnieszka Marczewska ka qëndruar për vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Njoftojmë të gjithë studentët e nivelit master të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, se në kuadër të projektit ResearchCult, u janë krijuar llogaritë për qasje në platformën EBSCO.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari në bashkëpunim me prorektoren për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, znj. Fakije Zejnullahu, në kuadër të projektit KODE/KREN, të realizuar nga Ministria e Ekonomisë të Kosovës, kanë siguruar mbështetje për t’u furnizuar me licenca Office 365-A3 për të gjithë profesorët, studentët dhe stafin administrativ të Universitetit të […]
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 27.05.2022 deri më 31.05.2022, ora 16:00, bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2022. Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sitemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve. Luten studentët që të respektojnë […]
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) me datë 24.05.2022 (e Martë) do të organizojë shëtitje një ditore me karakter studimor në parkun “Livadhet e Shtrazës”, në Komunën e Kaçanikut.
Ftohen studentët të marrin pjesë në edicionin e 21-të të Universitetit Veror të Prishtinës Për më shumë informata gjeni të bashkëngjitur dokumentin
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Research in Motion Western Balkans Mobility Scheme 19 Prill, 2024
- Fellowship opportunity for graduates from Kosovo – Rondine 18 Prill, 2024
- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal 17 Prill, 2024