Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Kuvendi i Sindikatës, ku u zgjodh kryesia e re e kësaj Sindikate.
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të bëjnë regjistrimin e semestrit në afatin e caktuar, se regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2021/2022, shtyhet deri me datë 02.11.2021 (e martë).
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me rektorët tjerë të universiteteve publike të Kosovës, në kuadër të vizitës studimore në Universitetin Sapiersa të Italisë, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, me ç’rast u pritën nga Ambasadorja, znj. Lendita Haxhitasim.
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 21.10.2021 e deri më 31.10.2021 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2021/2022.
Njoftohen studentët e nivelit master, të pranuar dhe regjistruar për herë të parë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në vitin akademik 2021/22, të cilët kanë bërë pagesën e semestrit dimëror në vlerë prej 150 €, se bazuar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nr. 09/2021, […]
Sot, në objektin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), filloi viti i ri akademik 2021/22.
Panairi i Karrierës 2021, u mbajt në mënyrë virtuale, ku morën pjesë një numër i madh i kompanive ekspozuese, të cilat ofruan punë të rregullt dhe punë praktike për studentët dhe të diplomuarit.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka zgjatur afatin e aplikimit të Thirrjes për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë, të datës 16 gusht 2021.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datë 12.10.2021 publikon Buletinin numër 1, lidhur me zgjedhjen e personelit akademik të rregullt (Profesor Asistent dhe Ligjërues), sipas konkursit publik, nr.prot. 2522/21,
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr, 01/37 të datës 24.09.2021, si dhe rekomandimit të Konferencës së Rektorëve të datës 25.09.2021, Senati i UShAF në mbledhjen e mbajtur me datën 29.09.2021 mori vendim që procesi mësimor për vitin akademik 2021/22 të filloi me datën 15 […]
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Njoftim 29 Mars, 2024
- Në UShAF u mbajt aktiviteti “Një Kartolinë për Ty” në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down 25 Mars, 2024
- Lajmërim për semestrin veror 2023/24 25 Mars, 2024