Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Sot, Me datë 06.02.2024, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), bazuar në vendimin për shpallje të zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre studentore 2024 në UShAF, si dhe konform dinamikës së miratuar nga Këshilli Drejtues (KD) i UShAF, u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe Komisionit Zgjedhor (KZ).
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari është zgjedhur kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës.
Federata Universale e Paqes, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ka nderuar Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari me titullin “Ambasador për Paqe”.
Përfaqësues të KFOR-it Amerikan në Ferizaj, Rreshter Major Joshua Brown dhe Major Paul Girdley, mbajtën një ligjëratë para studentëve dhe stafit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ku qëllimi i kësaj ligjërate ishte motivimi i të rinjve për arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e objektivave në jetë.
Për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mblodhën stafi i Universitetit për të nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Dita e Pavarësisë është ditë e madhe e historisë së Kosovës, ditë që na i kujton përpjekjet e mëdha të luftëtarëve, patriotëve e intelektualëve që punuan pa u ndalë për liri e shtet.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIII të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.
Nëntori i ditëve të shenjta për shqiptarët, ruan në vete përjetësinë e ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Adem Jashari dhe daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF, se me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit, me datë 28.11.2022 (e Hënë), do të jetë ditë pushimi.
Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot me datë 11 nëntor 2022 zgjodhi Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesi e këtij Këshilli.