Në kuadër të projektit të programit Erasmus+ “Staff Teaching Mobility”, profesoresha e Universitetit të Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, Prof. Agnieszka Marczewska ka qëndruar për vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Përgjatë kësaj vizite Profesoresha Marczweska së bashku me profesorin e UShAF-it Faton Spahiu, mbajtën workshop në lëndën Dizajni i Mobilieve, me temën ‘Walls follows function’, ku profesoresha nga Polonia ndau njohuritë e saj me studentët e UShAF, lidhur me mënyrën se si të organizojmë hapësirën e brendshme në mënyrë funksionale dhe ergonomike, duke përdorur metodën e hulumtimit të saj ‘Functionall’.

This post is also available in: English