LAJMET E FUNDIT

13
Nën
USHAF nuk pranon ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e tij

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF) e konsideron vendimin e Ministrit Hajrulla Çeku për caktimin e Prof. Afrim Lokut ushtrues të detyrës së Rektorit ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e Universitetit, dhe nuk e pranon atë.

Posted in: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë, Fakulteti i Menaxhimit, Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit,
13
Nën
DEKLARATË PUBLIKE E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES NGA RADHËT E UShAF: AUTONOMIA UNIVERSITARE NUK MUND TË CENOHET PËRMES NDËRHYRJEVE ARBITRARE DHE TEJKALIMIT TË KOMPETENCAVE LIGJORE

Ne, anëtarët e Këshillit Drejtues nga radhët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), shprehim shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj ndërhyrjeve të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në çështjet e brendshme institucionale të Universitetit. Në veçanti, kundërshtojmë vendimin e Komisionit për trajtimin e ankesave të nëpunësve të shërbimit publik të MASH, të datës 12.11.2026, me të cilin është miratuar ankesa e Ramadan Beqirit dhe është anuluar vendimi për zgjedhjen e Ushtrueses së Detyrës së Rektorit të UShAF-it.

Posted in: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë, Fakulteti i Menaxhimit, Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit,

UNIVERSITETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ - ARRITJET

Disa statistika rreth Universitetit 

Vite Traditë
m² Objekt
Studentë
Staf Akademik

QËNDRO I INFORMUAR ME NE

Regjistrohu tani për të marrë informatat javore, materiale edukative, kurse të reja, postime interesante, libra të njohura dhe shumë më shumë!

Adresa juaj e e-mailit
Please wait...

Projekti “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacionin dhe Punësimin” (Angl;. Creating Theory to Practice Centres for Innovation and Employment), i financuar nga programi Erasmus+, synon të përmirësojë pozicionimin e arsimit të lartë dhe përafrimin e tij me tregun e punës dhe shoqërinë në Kosovë duke krijuar modele të qëndrueshme të ndërveprimit midis universiteteve dhe ndërmarrjeve.
Qendrat nga Teoria në Praktikë (T2P) do të mbledhë më shumë se 120 staf mësimdhënës nga gjashtë institucione partnere në Kosovë (ndër të cilat edhe Uninversiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj) të angazhuar në aktivitete mësimore të kolegëve, 189 staf dhe student do të mundë të lëvizin në mes të universiteteve partnere, më shumë se 500 studentë që përfitojnë nga kurse të azhurnuara dhe studime tërëjetësore, dhe pjesëmarrje të 450 studiuesve dhe profesionistëve në konferenca. Për më shumë rreth projektit, ju lutem klikoni këtu.

Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo – ResearchCult – ResearchCult
(Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë – ResearchCult)
Qëllimi kryesor i këtij projektit është të mbështesë rritjen e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës duke mbështetur ndritjen e politikave dhe praktikave ekzistuese, si dhe krijimin dhe zhvillimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese të projektit në Kosovë. Për më shumë rreth projektit, ju lutem klikoni këtu.

Qeverisja e arsimit të lartë dhe autonomia e tij është rritur fuqishëm nga llogaridhënia efektive dhe bindëse, transparenca dhe qëndrueshmëria financiare. Diskutimet mbi qeverisjen e universitetit dhe autonominë në të gjithë IAL -të në Evropë po vijnë si përgjigje ndaj sfidave të ndryshme në kontekstin e vendeve të ndryshme. Për më tepër

PARTNERËT TANË

This post is also available in: English