Të nderuar mësimdhënës,
7 Marsi – Dita e Mësuesit është dita kur ne kujtojmë sakrificën dhe përkushtimin e mësimdhënësve tanë nëpër vite për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave.
Që nga 7 marsi 1887, kur u hap Mësonjtorja e parë shqipe në Korçë, mësuesit tanë e bënë historinë duke e bërë shkollën jo vetëm vend të dijes, por edhe vatër të frymëzimit në përpjekjet e vazhdueshme për liri.
Sot, mësimdhënësit po i përgatisin fëmijët me shkathtësitë që kërkon ky shekull dhe në këtë mision uroj që të kenë vullnetin e duhur, në mënyrë që e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë sa më e mirë dhe Kosova të ketë qytetarë të zotët e të përgjegjshëm.
Urime Dita e Mësuesit!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor