LAJMET E FUNDIT

20
Nën
Njoftim

Njoftohen studentët e vitit të parë, të regjistruar në vitin akademik 2026/2027 (Bachelor dhe Master), që të paraqiten në  zyrën e Shërbimit të Studentëve, nr: 007 në UShAF për ti marrë ID-kartelën me çip, nga 23.11.2026 deri më 27.11.2026, nga ora 10:00 deri në ora 15:00. This post is also available in: English

Posted in: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë, Fakulteti i Menaxhimit, Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit,
19
Nën
Njoftim

Ju njoftojmë se vazhdohet afati i konkursit nr. 2627/26 i datës 10.09.2026 për aplikim për bursë për stafin të cilët ndjekin studimet e doktoraturës bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 30.03.2026 me nr. 652/26. Afati për aplikim shtyhet deri me datënn 30.11.2026. This post is also available in: English

Posted in: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë, Fakulteti i Menaxhimit, Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit,
18
Nën
Ejani të takoni universitetet franceze në Institutin Francez të Kosovës më 23 nëntor!

A po mendoni të vazhdoni studimet tuaja në Francë? Dëshironi të zbuloni programet që ofrojnë universitetet franceze apo të mësoni më shumë rreth mundësive për mobilitet akademik? Më 23 nëntor 2026, Instituti Francez i Kosovës hap dyert për një ditë kushtuar arsimit të lartë francez dhe bashkëpunimit universitar ndërmjet Francës dhe Kosovës. E organizuar në […]

Posted in: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë, Fakulteti i Menaxhimit, Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit,

UNIVERSITETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ - ARRITJET

Disa statistika rreth Universitetit 

Vite Traditë
m² Objekt
Studentë
Staf Akademik

QËNDRO I INFORMUAR ME NE

Regjistrohu tani për të marrë informatat javore, materiale edukative, kurse të reja, postime interesante, libra të njohura dhe shumë më shumë!

Adresa juaj e e-mailit
Please wait...

Projekti “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacionin dhe Punësimin” (Angl;. Creating Theory to Practice Centres for Innovation and Employment), i financuar nga programi Erasmus+, synon të përmirësojë pozicionimin e arsimit të lartë dhe përafrimin e tij me tregun e punës dhe shoqërinë në Kosovë duke krijuar modele të qëndrueshme të ndërveprimit midis universiteteve dhe ndërmarrjeve.
Qendrat nga Teoria në Praktikë (T2P) do të mbledhë më shumë se 120 staf mësimdhënës nga gjashtë institucione partnere në Kosovë (ndër të cilat edhe Uninversiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj) të angazhuar në aktivitete mësimore të kolegëve, 189 staf dhe student do të mundë të lëvizin në mes të universiteteve partnere, më shumë se 500 studentë që përfitojnë nga kurse të azhurnuara dhe studime tërëjetësore, dhe pjesëmarrje të 450 studiuesve dhe profesionistëve në konferenca. Për më shumë rreth projektit, ju lutem klikoni këtu.

Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo – ResearchCult – ResearchCult
(Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë – ResearchCult)
Qëllimi kryesor i këtij projektit është të mbështesë rritjen e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës duke mbështetur ndritjen e politikave dhe praktikave ekzistuese, si dhe krijimin dhe zhvillimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese të projektit në Kosovë. Për më shumë rreth projektit, ju lutem klikoni këtu.

Qeverisja e arsimit të lartë dhe autonomia e tij është rritur fuqishëm nga llogaridhënia efektive dhe bindëse, transparenca dhe qëndrueshmëria financiare. Diskutimet mbi qeverisjen e universitetit dhe autonominë në të gjithë IAL -të në Evropë po vijnë si përgjigje ndaj sfidave të ndryshme në kontekstin e vendeve të ndryshme. Për më tepër

PARTNERËT TANË

This post is also available in: English