Rrahim Sejdiu

Prorektor/Profesor Asistent
Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 45 207276

Web:

010

Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu

Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje Studentore

Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu është Prorektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur më 15 tetor 2018 nga Këshilli Drejtues i këtij Universiteti.

Para zgjedhjes së tij si Prorektor, Sejdiu ka qenë Dekan i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (2015-2018).

Profesor Sejdiu është zgjedhur Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2007, ndërsa nga viti 2009-2017 ka punuar si Asistent i rregullt në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2017, është zgjedhur Profesor Asistent në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Ai ka dhjetëra prezantime në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ka publikuar një numër të konsiderueshëm të punimeve në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor.

Studimet baçelor dhe master i mbaroi në Universitetin e Prishtinës në degën e Industrisë së Drurit.

Në vitin 2016 mori titullin Doktor i Shkencave në Teknologjinë e Drurit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Profesor Sejdiu ka ndjekur kurse specializimi për AutoCAD në Cankiri Technical and Business College – Universiteti i Ankarasë (2007). Në kuadër të projektit EUFORIA, ai ka ndjekur kursin e specializimit për CAD në Università Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë (2018).

Aktualisht ligjëron lëndët: Materialet me Bazë Druri, Aplikimi i AutoCAD në Projektimin e Moblieve I dhe II, Përpunimi Sipërfaqësor i Drurit.

This post is also available in: English