Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Ismail Mehmeti

Mësimdhënës

Prof. As. Dr. Ismail Mehmeti  është Mësimdhënës në Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj (UShAF), ligjëron lëndët: “Menaxhimi Financiar”, “Vendosje e Produkteve dhe Çmimeve”, si dhe “E Drejta Biznesore”. Profesor Mehmeti është anëtar i komisioneve të ndryshme në kuadër të UShAF dhe është i sistemuar në Këshillin e Fakultetit Menaxhment Industrial, niveli BA.

Para zgjedhjes në detyrën e mësimdhënësit në UShAF, profesor Mehmeti për pesë vite (2013 – 2018) ka qenë mësimdhënës në Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë dhe anëtar i Senatit. Në këtë Kolegj ka ligjëruar lëndët: “Qeverisja dhe Menaxhimi i Korporatave”, “Marrja e Vendimeve Financiare, “Tregjet Financiare Ndërkombëtare”, “Lidershipi – Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”, “Etika në Biznes”, “Tregtia Ndërkombëtare”, “Menaxhimi i Shpedicionit Ndërkombëtar”. Për tri vite në Kolegj ka qenë udhëheqës i programit “Doganë dhe Shpedicion” – niveli MA. Në qershor 2016 ka marrë titullin Prof. As. për lëndët: “Qeverisja dhe Menaxhimi i Korporatave”, “Marrja e Vendimeve Financiare” dhe “Tregjet Financiare Ndërkombëtare”.

Mehmeti për rreth 18 vite ka punuar në Doganën e Kosovës, ku ka kryer detyrën e menaxherit – me fokus në udhëheqjen e aktiviteteve të punëve doganore, në zyrat doganore në kufi dhe në sektorët profesional të Doganës se Kosovës në brendi.

Ai ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, ka publikuar punime shkencore në revista të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ka qenë recensent i librit për “Të Drejtën Doganore”, botuar nga Kolegji “Pjeter Budi”.

Mehmeti ka përfunduar studimet Baçellor (Universiteti i Prishtinës) dhe Master (Universiteti Internacional i Prishtinës), po ashtu, ka të përfunduar studimet e doktoratës për drejtimin ekonomik në Universitetin “Inter-Regional Academy of Personnel Management” – Kijev, filial Sofje – Bullgari, dhe ka përfunduar edhe studimet e doktoratës ne drejtimin Juridik në lëminë: “E Drejta Biznesore dhe Shkencat Ekonomike”, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti “Justinjani I” – Shkup, Maqedoni.

Ai ka njohuri te mjaftueshme për gjuhen Angleze, Serbe dhe Turke.

This post is also available in: English