Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Idriz Kovaçi

Mësimdhënës

Idriz Kovaçi ka lindur në fshatin Bllacë të Shkupit, ku edhe ka përfunduar arsimin fillor. Ndërsa, arsimin e mesëm e ka përfunduar në qytetin e Kaçanikut. Studimet universitare i ka filluar dhe përfunduar me sukses të dalluar në Universitetin e Prishtinës, pranë Fakultetit Ekonomik në vitin 1990 dhe ka marrë titullin Ekonomist i Diplomuar. Në vitin 1997 Kovaçi ka përfunduar me sukses edhe studimet posdiplomike, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në fushën e Ekonomisë Monetare. Autori ka doktoruar në të njëjtën fushë, pranë Institutit Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup në vitin 2008 me temën: “Implikacionet e të ardhurave publike mbi investimet në Republikën e Maqedonisë”.

Sa i përket karrierës profesionale Kovaçi karrierën e tij e ka filluar si mësues në vendin e tij të lindjes dhe më pas ka vazhduar si Asistent dhe Profesor, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, në periudhën 1997-2008, në lëndët: Ekonomia Fiskale, Ekonomia Ndërkombëtare dhe Ekonomia Monetare.

Në periudhën 1999-2001, ai punon administrator dhe konsultant në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së  Maqedonisë, në Zyrën për  Zhvillim të Rajoneve të Pazhvilluara, kurse nga viti  2001 deri në vitin 2005 ka punuar Këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Udhëheqës i Sektorit të Njësisë Rajonale në Qendër. Në vitin 2006 punon, pranë Qytetit të Shkupit, si Zv. Udhëheqës i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal më saktësisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë në Shkup.

Përveç angazhimit akademik në Universiteti  Shtetëror të Tetovës ka punuar edhe në disa Universitete të Kosovës dhe Maqedonisë, në fushën e Ekonomisë Monetare, Ekonomisë Fiskale dhe Menaxhimit të Turizmit.

Prej vitit 2008 autori është  i angazhuar në Universitetin  FON në Shkup, si Profesor Inordinar, kurse ka punuar edhe në Universitetin AAB (2009-2010), Vizionit për Arsim-VPA (2012-2016), Kolegji Evropian i Kosovës (2014-2016), Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (2014) dhe Kolegji në Gjilan(2015).

Sa i përket punimeve të autorit mund  të theksojmë: “Trajtimi i emisionit monetar  në teorinë bashkëkohore monetare”, “Historia e tatimit mbi vlerën e shtuar me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë”,  “Inkuadrimi i Republikës së  Maqedonisë në OBT – rezultatet e pritura dhe zhgënjimet”, “Analiza krahasuese e ngarkimit tatimor në Republikën e Maqedonisë dhe vendeve anëtare të BE-së”, ” Ndikimi i emigrantëve në tregun e punës”, “Migrimi në vendet evropiane, aspektet socio-ekonomike, historike, organizative dhe kulturore”, “Tregu real i patundshmërive dhe të ardhurat e pritura nga tatimet”, “Evazioni Fiskal”, ” Ekonomia Monetare I” (libër universitar), “Ekonomia Monetare II” (libër universitar), “Menaxhimi në Turizëm” (libër universitar) “Politika buxhetore, tatimet dhe zhvillimi i tyre në Republikën e Maqedonisë”, ” Touristic potential of Kosovo and its development strategies” (bashkëautor), “The role and importance of tourism ethics” (bashkëautor), “The theory of sustainable  Tourism Development of Republica Kosovo”, ” Assessment of the quality of products in tourism (bashkëautor), “Market Environment and Methods of Market Segmentation” (bashkëautor), “The Impact of Geography on the Development of Kosovo (bashkëautor), etj. Ethical Standards in Tourism” 2018 “Promoting Activities in Tourism Republic of Kosovo ” 2018.

This post is also available in: English