Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Inxh. Dipl. Halit Mehmeti

Ligjërues

Halit Mehmeti ka lindur me 29.03.1956 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve, KK Ferizaj.

Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Ferizaj me sukses të shkëlqyeshëm.

Në vitin 1975/76 regjistrohet në Fakultetin e Makinerisë në Sarajevë, drejtimi: Puna e Motorëve dhe Automjeteve Motorike, ku diplomoi në vitin 1981 me temën ,,Krahasimi i pompave të presionit të lartë (pompa Bosch, pompa Fridermayer dhe pompa Rikard Bencic”. Pas diplomimit u punësua në Autoremont-Ferizaj.

Më 1984/85 punoi në Fabrikën e Veglave dhe Ujtive në Ferizaj. Nga kjo Fabrikë u dërgua në specializim për makinat metalprerëse të programit CNC në Cyrih, për makinat retifikuese Toll more, në Kompaninë Agie në Locarno për erozimatin me tel, si dhe erozimatin me elektrodë. Po ashtu, gjatë kësaj kohe u aftësua për përdorimin e kompjuterit për përpilimin e programeve CNC për këto makina. Ky specializim zgjati 45 ditë.

Në vitin 1986/87 kaloi të punojë në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj si Ligjërues i lëndëve:

-Automjetet Motorike, Eksploatimi dhe Mirëmbajtja e Automjeteve Motorike,

-Motorat me Djegie të Brendshme, Automatizimi i Prodhimit,

-Termodinamika

-Mekanika Teknike, Statika, Kinematika, Dinamika dhe Rezistenca e Materialeve.

Në vitin 1988/89 regjistroi studimet pos diplomike pranë Fakultetit të Makinerisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Termoenergjetikës.

Ishte Ligjërues i lartë pranë Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj i lëndëve:

-Mekanika Teknike, në Departamentin e Industrisë së Drurit,

-Statika, Kinematika, Dinamika, në Departamentin e Përpunimit të Masave Artificiale (Plastmasave).

Punime profesionale në revistën ,,TEKNIKA”, SHLT në Ferizaj.

1.Faktori dinamik dhe llogaritja e fuçisë së automjetit në bazë të rezistencave të cilat mund ti zotërojë çdo shkallë e transmisionit.

This post is also available in: English