Florit Hoxha

Dekan/ Ligjërues
Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 43 16 34

Nr. i zyrës:

211

Facebook:

Florit Hoxha

M. A. Florit Hoxha

Dekan i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Profesor Florit Hoxha është Dekan i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit pran Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur më 16 tetor 2018.

Para zgjedhjes së tij si Dekan, Hoxha ka qenë Këshilltar i Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (2016-2018).

Profesor Hoxha është zgjedhur Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës në vitin (2014-2016), ndërsa nga viti 2016 është zgjedhur Ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe vazhdon të ligjëroj në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, si dhe në Fakultetin e Menaxhimit. Lëndët të cilat ligjëron profesori Hoxha janë: Komunikim Vizuel, Dizajni i Produkteve, Dizajnimi dhe Zhvillimi i Produkteve Industriale, Druri dhe Plastika në Dizajn dhe Arkitekturë dhe Dizajnimi i Hapësirave Komerciale.

Gjatë periudhës (2002-2014) punoi si Dizajner i Interierit dhe Dizajner Grafik për kompanitë më të njohura kombëtare dhe ndërkombetare.

Ai ka mbi dhjetra prezantime në konferenca, publikime në revista të njohura, shumë çmime të fituara, si dhe pjesëmarrës në ekspozita të ndryshme me punën e tij artistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Studimet baçelor dhe master i mbaroi në Departamentin e Dizajnit Grafik, Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2016 profesor Hoxha regjistroi Doktoraturën në Universitetin Ömer Halisdemir University, në Turqi.

Profesori Hoxha flet gjuhën angleze dhe gjuhen turke.

This post is also available in: English