
Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44 428 613
Nr. i zyrës:
115
Facebook:
MSc. Flamur Salihu
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë
Flamur Salihu është Dekan i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur në vitin 2016.
Në vitin 2012 u zgjodh koordinator i ECTS dhe Zhvillimit Akademik në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, në vitin 2013 u zgjodh Shef i Departamentit të Menaxhmentit Industrial, po ashtu në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës.
Flamur Salihu është zgjedhur asistent në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 2009, derisa në vitet në vazhdim ai u zgjodh ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Para se të filloj punën si asistent në Universitetin e Prishtinës, Salihu ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani”, në Ferizaj nga viti 2007. Nga viti 2010 deri në vitin 2015 ka punuar si ligjërues në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Tempulli”.
Salihu është anëtar i Bordit në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, e cila është themeluar në vitin 2018 nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Studimet bachelor ka mbaruar në vitin 2006 ndërsa studimet master i mbaroi në vitin 2009 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Prishtinës. Salihu tashmë është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Nigdes në Turqi.
Flamur Salihu flet gjuhën angleze.
Our teachers

































This post is also available in: English