Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Email:

feride.qorrolli@ushaf.net

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

MSc. Feride Qorrolli - Lubishtani

Ligjëruese

Feride Qorrolli – Lubishtani është pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nga viti 2014, ku filloi si Asistente (e angazhuar) e lëndës së Matematikës për dy vite. Nga muaji tetor i vitit 2016 është zgjedhur Ligjëruese e angazhuar e lëndës së Matematikës dhe Matematikës për Biznes në këtë Universitet, ndërsa në tetorin e vitit 2018, zgjedhet Ligjëruese e rregullt për lëndët: Matematikë, Matematikë për Biznes dhe Statistikë për Biznes.

Ajo po ashtu, nga viti 2014 ka punuar në shkollën e mesme të lartë profesionale “Qendra e Kompetencës”, në Ferizaj si profesoreshë e rregullt e lëndës së Matematikës deri në vitin shkollor 2017-18, për të kaluar pastaj si profesorëshë e angazhuar nga viti shkollor 2018-19.

Feride Qorrolli-Lubishtani ka të përfunduar studimet themelore dhe ato master në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Matematikës, fushë e cila është interesi i saj për të vazhduar tutje. Ajo ka qenë pjesë e disa konferencave në fushën e matematikës.

This post is also available in: English