Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Dhuratë Hyseni

Mësimdhënëse

Prof. As. Dr. Dhuratë Hyseni është mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, e zgjedhur më 1 tetor 2019.

Në vitin 2015 është zgjedhur Asistente në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Po në të njëjtin Universitet me 02/08/2019 mori thirrjen akademike Profesor Asistent. Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e Këshillit të Fakultetit të Shkencave Komjuterike, pjesë e këshillit për filtrim të temave master.

Gjatë periudhës 2014-06.2019, ka qenë e angazhur si Ligjëruese dhe Asistente në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan, në Fakultetin e Shkencave Komjuterike. Gjithashtu, gjatë vitit 2012-2016 ka qenë e angazhur si Ligjëruese dhe Asistente në Kolegjin AAB, Prishtinë, në Fakultetin e Shkencave Komjuterike. Në periudhën 2008-2015 ka punuar në kompaninë DataProgNet, si Programere.

Në vitin 2009, studimet bachelor i mbaroi në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni, në drejtimin Shkenca Kompjuterike. Pastaj, në vitin 2012 në të njëjtin universitet mori titullin Magjistër në drejtimin “Menaxhimi i Bazës së të Dhënave”.  Me datën 09/03/2018 në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni, përfundoi me sukses studimet e doktoratës dhe mori titullin: Doktor i Shkencave Kompjuterike në e-Teknologji.

Ka të publikuara një numër të madh punimesh shkencore në revista dhe konferenca ndërkombëtare të indeksuara në platforma të ndryshme si: Scopus, Web of Science, Springer etc. Gjithashtu, pjesëmarrëse në komitete shkencore të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar nga fusha e shkencave kompjuterike.

This post is also available in: English