Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës

Mob:

+383 44 946 315

Web:

ushaf.net

MSc. Bujar Jashari

Ligjërues

MSc. Bujar Jashari është Ligjërues në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, i zgjedhur më 27 korrik 2018 nga Senati i UShAF-it.

Para punësimit të tij si Ligjërues në këtë Fakultet, Jashari punoi në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës me Kompaninë KBR Wyle, si Specialist i Shërbimeve të Pasagjerëve Amerikan (2015-2018).

Në vitin 2014 Janar – Qershor, punoi si Mësimdhënës i lëndëve të Përpunimit të Drurit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini”, në Ferizaj.

Ai ka me dhjetëra pjesëmarrje në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e përpunimit të drurit dhe më gjerë.

Studimet baçelor i mbaroi më 04 tetor 2012, në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, Universiteti i Prishtinës. Ndërkaq, më 21 dhjetor 2015 mori titullin Master Shkence në Menaxhment dhe Teknologji, Specializimin në Dizajnin e Drurit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Nga viti 2018 vazhdon të studioj në ciklin e tretë të studimeve pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Dep. i Industrisë së Drurit në Tiranë.

Zotëron mirë gjuhën angleze, shkrim, lexim dhe komunikim.

This post is also available in: English