Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës

Mob:

+383 44 960 960

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Arben Tërstena

Mësimdhënës

Prof. As. Dr. Arben Tërstena është Profesor Asistent në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i punësuar në vitin akademik 2019/20. Ndërsa nga viti 2013/14 e deri më tani, përgjatë kësaj periudhe përveç që ka ushtruar detyrën e Asistentit dhe të Ligjëruesit, që nga viti 2017 ka qenë i angazhuar edhe në detyrën e Zyrtarit për Buxhet dhe Financa, ndërsa nga 1 tetori i vitit 2019 zgjidhet Profesor Asistent në Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,

Para angazhimit të tij si Profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. As. Dr. Arben Tërstena ka qenë Asistent i rregullt në Universitetin AAB në vitin 2012/13, si dhe në Universitetin Universum në vitin 2010/11, si dhe ka qenë menaxher dhe ka menaxhuar me shumë sukses shumë nga kompanitë më të fuqishme të vendit tonë si: “HIB PETROL”, “VIVA FRESH STORE”, “CeA Center”, “EURO MARKET” përgjatë viteve 2004 – 2010, si dhe menaxhon me mjaftë sukses biznesin e tij personal “KONTO-T”, Kompani e cila merret me shërbime të kontabilitetit, financave dhe auditimit, si dhe përkrahjen e bizneseve strat-up, me plane të biznesit, hulumtime dhe këshilla për funksionalizimin e tyre.

Ai ka mbi 5 punime në konferenca të ndryshme me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor, dhe aktualisht është aktiv në shumë hulumtime dhe punime shkencore që janë në përfundim e sipër.

Prof. As. Dr. Arben Tërstena është duke punuar në përgatitjen e botimit të librit të parë nga fusha e menaxhmentit dhe marketingut.

Studimet bachelor dhe master i mbaroi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik – Departamentin Menaxhment dhe Informatikë. Në vitin 2018 ai e mori titullin Doktor i Shkencave në fushën e Organizimit dhe Menaxhimit të Prodhimit.

Arben Tërstena flet gjuhën angleze, dhe serbo-kroate.

This post is also available in: English